18.5 C
Tirana

Këshilltarët bojkotojnë kryetaren e bashkisë

VENDI

Debate të ashpra janë shënuar në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit.

Shkak i konfliktit mes kryetares dhe këshilltarëve është bërë pika 4 e rendit të ditës, “Për miratimin e përdorimit të fondit prej 117,736,220 lekë të kursyera nga procedurat e prokurimit për vitin 2019” në të cilën ishte parashikuar rikonstruskioni i godinës së bashkisë.

Kryetari i grupit socialist, Alfred Mullaraj, i është drejtuar kryebashkiakes Sako se nuk mund të kërkohet rikonstruksion godine bashkie kur ka shumë emegjenca në kopshte, çerdhe apo familjet e prekura nga tërmeti.

Ndërsa Sako i është përgjigjur Mullarajt se ai në cilësinë e kryetarit të qarkut nuk ka asnjë dijeni mbi situatën e termeteve dhe aq më pak të ketë marë pjesë në ditët e vështira që kaloi qyteti.

Ndërsa, në fund të mbledhjes, Sako i ka kërkuar dy drejtuesve të saj, respektivisht drejtoreshës së Shërbimeve dhe Ekonomisë, që të bëjnë rezyme të situatës në të cilën ndodhet godina e Bashkisë Durrës, veprim të cilin e ka ndaluar kryetari i Këshillit Bashkiak, Ani Dyrmishi, i cili i tha Sakos se nuk ka asnjë kompetencë për vendimmarrje në mbledhjet e grupit, duke e shpallur mbledhjen të mbyllur.

Kjo gjë ka irrituar kryebashkiaken, e cila ka folur me tone të ashpra, ndërsa anëtarët janë larguar përpara përfundimit të fjalës nga ana e Sakos.

- Advertisement -

TE FUNDIT