6.5 C
Tirana

Këto janë gjëra që duhet ti lani më shpesh dhe më rrallë.

VENDI

Shumica e njerëzve përdorin detergjentët në mënyrë joefikase, sepse sipas statistikave 90 perqind e rrobave që ne lajmë nuk janë të pista. Në të njëjtën kohë, teksa i lajmë shpesh disa veshje, ne harrojmë gjëra të tjera pa larë.

Ne do tju vjmë në ndihmë duke ju treguar sa herë duhet t’i lani rrobat në lavatriçe në mënyrë që të mos i shkatërroni, duke ju hequr kështu shkëlqimin dhe ngjyrën.

Streçet dhe xhinset. Larja e shpeshtë e xhinseve largon bojën dhe bën që pëlhura e xhinseve të humbasë formën e saj. Për më tepër, temperaturat e larta nxisin tkurrjen, gjë që do ti bëjë xhinse tuaja të preferuar të duken ndryshe nga dita e parë që i keni blerë.

A dëshironi ti ruani xhinset tuaja? Lajini sa më rrallë të jetë e mundur, sepse në këtë mënyrë jo vetëm që ruani formën dhe ngjyrën, por edhe kurseni ujin.

Ndërkohë gjërat janë krejtësisht të ndryshme me streçet. Problemi me të gjitha veshjet e ngushta është se ato e thithin djersën dhe krijojnë një mjedis të favorshëm për rritjen e baktereve që sjell edhe shfaqjen e aromave të pakëndshme.

Reçipetat e përditshme dhe ato sportive. Rreth 200 gra janë anketuar dhe janë pyetur sesa shpesh duhet ti lajnë reçipetat. Rreth një e treta e grave kanë thënë se i lajnë ato çdo 2 javë.

Ndërsa pjesa tjetër i lajnë më rrallë duke qenë se nuk veshin të njëjtat reçipeta çdo ditë. Ndërkohë reçipetat sportive, duhet ti lani pas çdo veshjeje.

Rrugicat në tualet dhe peshqirët. Peshqirët duhet të ndërrohen pas 3 deri ne 4 përdorimeve. Ndërkohë, rrugicat e vogla që vendosni në tualet duhet të ndërrohen më shpesh seç e mendoni.

Lagështira krijon mundësinë ideale për rritjen e baktereve dhe mykut. Prandaj, ato duhet ti ndërroni një herë në javë.

Kapelet dhe kapuçët e dimrit. Nëse nuk vendosni të njëjtin kapuç tërë sezonin vjeshtë dimër, mjafton të lani atë një herë në 2 muaj, ose mesatarisht 3 herë në sezon.

Shumica e tyre mund të pastrohen lehtësisht në lavatriçe pa prishur cilësinë, megjithatë, gjithmonë mbani mend që të lexoni etiketën e tyre. Kapelet rekomandohen të lahen me dorë 2 herë në verë me ujë të ftohtë.

- Advertisement -

TE FUNDIT