11.5 C
Tirana

“Ke pasur xhuxhin dashnor”, Einxhel Shkira e bën ndjekësen të tërheqë fjalën që tha

VENDI

Moderatorja e njohur Einxhel Shkira, e cila këtë sezon na shoqëroi në ekran në emisionin “E diell”, është tepër aktive në profilin e saj në Instagram. Pozat e saj seksi vazhdimisht marrin vëmendjen e ndjekësve dhe me siguri të shumta janë edhe mesazhet e saj në inbox.

 

Ditën e sotme, Einxhel ndau me të gjithë bisedën me njërën prej ndjekëseve, e cili i shkruante moderatores si replikë në një foto të vjetër të sajën: “Në kohën kur të kishte xhuxhi dashnore je ktu”, mesazh të cilin Einxhel nuk ka përtuar t’ia kthejë.

 

“Hahaha me thënë të drejtën s’kam pas ndonjë xhuxh dashnor, mos më ngatërron me Borëbardhën? Ka mundësi as nuk më njeh fare, se t’më njihje s’e bëje këtë gafë. Prandaj të ktheva përgjigje e prandaj qesha.”- i shkruan Einxhel, e cila e ka bërë ndjekësen të tërheqë fjalën që tha.

 

“Gabim autografik, halla e vjetër është, dhe gabohet.”- është mesazhi i radhës të cilit Einxhel sërish i përgjigjet: “Jo s’është autografik. Je thjesht e keqinformuar halle.” Më tej, krahas fotos së bisedës, moderatorja shkruan: “E kuptoi vetë gabimin. Më kishte ngatërruar me Borëbardhën.” Epo, mendohuni mirë nëse dëshironi t’i dërgoni një mesazh Einxhelit!

 

 

- Advertisement -

TE FUNDIT