14.5 C
Tirana

Karantina e Luana Vjollcës, moderatorja zbulon punën që ka bërë më shpesh këto ditë.

VENDI

Luana Vjollca ka qenë pjesë e programit Ftesë në 5 pasditen e sotme ku në një bisedë mjaft spontane me Bietën ka rrëfyer disa detaje nga vetizolimi i saj në shtëpi.

Ajo ka treguar e qeshur duart e bëra plagë nga larja e shpeshtë por ka theksuar se të gjithë duhet të kujdesen për higjenën e tyre. Në vijim Luana ka treguar se kënga Pa panik të cilën e publikoi 24 orë më parë ka qenë e përgatitur kohë më parë.

Ashtu siç ka gati dhe 20 këngë të tjera në albumin e saj. Vjollca ka pohuar se e ka marrë shumë malli për mamin dhe Marinën, të cilat nuk i ka takuar prej ditësh. Puna më e shpeshtë që Luana ka bërë këto ditë ka qenë larja e enëve ndonëse i ka dedikuar shumë kohë të gjithë shtëpisë.

Moderatorja e ka mbyllur bisedën duke përsëritur mesazhin e saj se të gjithë duhet të kenë kujdes më tepër për moshën e tretë pasi kjo nuk është një situatë e lehtë.

- Advertisement -

TE FUNDIT