12.5 C
Tirana

Kapet në Rinas 20 vjeçarja shqiptare.

VENDI

Policia Kufitare e Rinasit ka arrestuar një 20 vjeçare nga Tirana pasi u kap me 12450 euro të padeklaruara. Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit si rezultat i masave shtesë qoftë në intervistimin për arsyen e udhëtimit apo edhe për kontrollin fizik dhe të bagazheve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara kanë përzgjedhur për kontroll në vijën e dytë 20 vjeçaren IK banuese në Tiranë. Shtetases së lartpërmendur iu gjetën në çantë 12450 euro të padeklaruara në doganë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët e Policisë Kufitare në Rinas materialet në ngarkim të kësaj shtetaseje i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale mosdeklarim i vlerave monetare në kufi.

- Advertisement -

TE FUNDIT