13.5 C
Tirana

Kapet në Madrid, 62 vjeçari nga Tirana, ja për çfarë ishte dënuar

VENDI

Kapet në Madrid një 62 vjecar nga Shqiperia I dënuar në vendin tonë me 10 vjet burg.
Arrestimi I Luan Bundos u bë falë bashkëpunimit mes Interpol Tirana dhe Interpol Madridit.

Policia e Shtetit ka marrë informacion në rrugë operative se një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar mbrëmjen e djeshme ndodhej në një ambient, në Madrid të Spanjës.

Pas verifikimeve të shpejta rezultoi se të dhënat, i përkisnin personit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, pra Luan Bundo 62 vjec nga Tirana, I cili u kap më tej nga policia spanjolle në Madrid. Tashmë po bëhen procedurat e ekstradimit drejt Shqipërisë.

Por cila është historia për të cilën është dënuar Luan Bundo?

Shtetasi Luan Bundo, i ka ofruar dhe dhënë ndihmë për kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme një shtetasi, për të shkuar në Australi. Këtë ndihmë ai e ka ofruar dhe dhënë kundrejt shpërblimit të kërkuar prej 13.000 eurosh.

Ai së bashku me shtetasin M.P, fillimisht kanë shkuar në Maqedoni ku janë pajisur me viza për në Indonezi dhe më pas nga Indonezia për në Australi, janë transportuar nga një shtetas indonezian me peshkarexhë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor me vendim, datë 19.12.2016 ka shpallur fajtor shtetasin Bundon për veprën penale “Ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufirit” dhe e ka dënuar me 10 vite burgim.

- Advertisement -

TE FUNDIT