17.5 C
Tirana

Kapen 41 emigrantë sirianë dhe afganë nga Policia Kufitare

VENDI

37 refugjatë të paligjshëm nga Lindja e Mesme janë kapur ditën e sotme nga ana e Policisë Kufitare dhe FRONTEX. Emigrantët, kryesisht shtetas sirianë dhe afganë kanë qenë në tentativë për të kaluar kufirin përmes vijës së gjelbër në përpjekje për të kaluar nga Greqia në drejtim të vendit tonë.

Sipas burimeve që vijnë nga Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit, 37 refugjatët e paligjshëm janë kapur në vijën e gjelbër në fshatrat kufitarë me shtetin grek ku duket se kanë ndërtuar një shteg kalimi nga Greqia në drejtim të Shqipërisë.

Policia e Kufirit i ka shoqëruar në stacionin e përpunimit të refugjatëve në Kapshticë atje ku janë marrë edhe deklaratat e rastit. Pas dhënies së deklaratave të gjithë refugjatët nga lindja e Mesme janë nisur drejt qëndrës së azilkërkuesve në Babrru.

Po ashtu, në pranga ka përfunduar edhe një 25-vjeçar, i cili po trasportonte 4 sirianë nga Korça në drejtim të Kosovës, kundrejt fitimit 200 euro për secilin. Ai u ndalua në aksin rrugor Elbasan-Bradashesh.

Pavarësisht se jemi të bëjmë me një mot të ftohtë dhe reshje bore gjatë ditëve të fundit, kjo nuk i ka ndaluar refugjatët për të tentuar kalimin nga kampet e azilantëve në Greqi drejt vendit tonë me qëllim largimin në shtetet e zonës së BE.

- Advertisement -

TE FUNDIT