11.5 C
Tirana

Kaos në rrugët e Torinos në Itali, dhjetëra njerëz dalin në rrugë kundër policisë

VENDI

Torino, kaos pas një plaçkitje: dhjetëra njerëz në rrugë kundër policisë, 6 arrestime

Italia shënoi sot ditën e dytë rradhazi të uljes së numrit të viktimave nga koronavirusi, si dhe u raportuan më pak raste të reja se një ditë më parë.

Ndërkohë, këtë diel ka pasur tensionim të situatës në qytetin e Torinos, ku dhjetra njerëz dolën në rrugë për të kundërshtuar dhe për të ndaluar oficerët e policisë që për të të arrestonin autorët e dyshuar të një grabitjeje ndaj një burri të moshuar.

Përplasjet u regjistruan në rrugën Giulio Cesare, në zonën e quajtur Aurora.

Protestuesit u përpoqën të parandalonin arrestimin e dy grabitësve të dyshuar.

Mediat italiane shkruajnë se disa patrulla policie mbërritën në vendngjarje dhe dhjetëra njerëz dolën në rrugë, gjë e cila solli përplasje midis palëve.

Një nga protestuesit e revoltuar tha:

ATA PO NA BËJNË TË SËMURË, ATA PO NA VRASIN DHE NUK NA JAPIN PARA PËR TË MBIJETUAR. ËSHTË KOHA PËR TË DALË NË RRUGË DHE T’I JAPIM POLICISË DHE POLITIKANËVE ATË QË PO NA JAPIN.

Imazhet e incidentit të marra nga ballkonet dhe të shpërndara në mediat sociale tregojnë policët që ndalojnë njerëzit dhe i fusin në makinat e tyre.

Policia njoftoi se dy grabitësit e dyshuar janë arrestuar. Gjithashtu, policia arrestoi edhe katër persona, të cilët ishin protagonistë në incidentet e regjistruara këtë të diel. Ata janë dy burra dhe dy gra, ndërsa dy grabitësit e dyshuar janë dy marokenë, 28 dhe 36-vjeç, të cilët nuk ishin emra të panjohur për policinë.

Sipas asaj që raportohet nga Selia e Policisë në Torino, njëri prej tyre i kishte këputur zinxhirin ng aqafa një pensionisti, i cili ishte rrëzuar dhe lënduar. Më pas, autori i dyshuar ishte larguar, i ndihmuar nga bashkëpunëtori i tij. I moshuari që ra pre e grabitjes njoftoi 112 dhe agjentët e policisë identifikuan dy grabitësit e dyshuar.

- Advertisement -

TE FUNDIT