11.5 C
Tirana

Kampi i të burgosurve nr.303, rruga nga Peqini në Spaç

VENDI

Disa nga punët e detyruara të repartit nr.303 nëpër Shqipëri
Nga Kastriot Dervishi
Kampi nr.2 i punës së detyruar me të burgosur u formua më 25 maj 1951 në Peqin me qëllim ndërtimin e kanalit ujitës “Peqin-Kavajë”. Në fillesat e tij reparti kishte rreth 1 mijë të burgosur. Në vitin 1955 emërtesa zyrtare ndryshoi dhe u bë “Reparti nr.303”.
Kampi përfundimisht u vendos në Spaç në vitin 1968. Në përvjetorin e 45 të revoltës së Spaçit të vitit 1973, do të kujtojmë për disa ditë, fakte nga historiku i kampit në fjalë, i cili ka qenë ndër vendet më të tmerrshme të punës së detyruar.
Para se ky kamp të “specializohej” për nxjerrje minerali, kryesisht ka vepruar në fushën e ndërtimeve dhe bonifikimit.
Udhëtimi i repartit nr.303 para se të vendoset në Spaç
1951 – 1952 në Peqin-Kavajë
1952 – 1953 në Urën Vajgurore
1953 në Vlashuk Berat
1953 – 1955 në Shtyllas, Radostimë, Fier
1955 – 1959 Rinas Tiranë
1960 – 1961 Sanatoriumi Tiranë
1961 – 1962 Kombinatin e Mishit Tiranë
1963 disa ndërtesave të fermës “Gjergj Dimitrov”, një pjesë të punimeve të uzinës së autotraktorëve.
1963 – 1965 ndërtimin e Uzinës së Sodës Kaustike Vlorë
1965 – 1968 Elbasan dhe Fushë – Krujë

- Advertisement -

TE FUNDIT