6.5 C
Tirana

”Kam frikë se më heqin pensionin, bukën e gojës”, fjalimi i Robert Ndrenikës

VENDI

‘’Kjo tokë është e shenjtë. Është Jeruzalemi ynë! Ka qenë një aktor në Shkodër Lec Bushati që thoshte ‘ca të bëj buka e gojës…’edhe mua më merr frika se mos më presin pensionin”, kjo ka qenë deklarata e fortë e aktorit të madh Robert Ndrenika.
Dje artistët kanë zhvilluar protestën e tyre të rradhës në mbrojtje të Teatrit Kombëtar.
Sot ishin më pak njerëz se dy muaj më parë kur nisi protesta e artistëve dhe Ndrenika nuk u vë faj, pasi thotë se ata kanë frikë se u presin bukën e gojës, duke dhënë edhe shembin personal, ku edhe ai vetë ka frikë se mos i presin pensionin.
Shprehja e aktorit ikonë të shqiptarëve, është shenjë e qartë e presionin që ndjejnë njerëzit në këtë vend për të marrë pjesë në protesta.
Të gjithë bashkë kërkuan që hapi i parë i Ministresë së Kulturës të jetë shpallja zonë e mbrojtur e kompleksit në të cilën ndodhen Teatri Kombëtar dhe ai Eksperimental.
Ata apeluan sërish për rikonstruksionin e Teatrit Kombëtar dhe jo ndërtimin e një teatri të ri. Ndërkaq, mbrëmjen e së hënës artistët nisën mbledhjen e firmave për një peticion kundër shembjes së Teatrit.

(E.K/FAXWEB.AL)

- Advertisement -

TE FUNDIT