15.5 C
Tirana

Kalimtarët e rastit nxjerrin të gjallë 5-vjeçaren që kishte ngecur nën tren, babai i saj sakrifikoi veten për ta shpëtuar

VENDI

Pamjet e mëposhtme plot ankth na vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në video tregohet momenti kur një vajzë 5-vjeçare nxirret e gjallë, pasi kishte përfunduar poshtë trenit ndersa babai i saj humbi jetën duke tentuar ta shpëtojë.

Babai i vajzës emri i të cilit nuk është bërë i ditur ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit të së hënës, kur kërceu para trenit numër katër në Bronx.

Sipas Neë York Post, 45-vjeçari po mbante në kraharor bijën e tij kur ndodhi incidenti në stacionin e trenit Kingsbridge.

Dy persona që ndodheshin aty nxorën vogëlushen që kishte ngecur nën tren.

Më poshtë keni pamjet./a.k/noa.al/

- Advertisement -

TE FUNDIT