Joni Peçi i kërkon Blerina Bombajt borxhin pas kaq shumë vitesh…

Shkesi i martesës së Blerina Bombajt me bashkëshortin e saj ka qenë pikërish stilisti i njohur Joni Peçi. Blerina dhe Joni asokohe ishin shumë miq me njëri-tjetrin ndërsa bashkëshorti i saj punonte në një pastiçeri.

PUBLICITET

“Joni ishte sebepi. Joni jo vetëm më njohu dhe u bë shkak i lidhjes sime me tim shoq, por po të mos ishte Joni dhe mënyra e tij unë ndoshta do ta kisha parë tim shoq njëherë dhe nuk do e kisha parë më. Por kur dëgjoja respektin që ai kishte për baskëshortin im. Ata njiheshin pasi Joni kishte atelie pranë një pasticerie në Tiranë ku im shoq punonte. Unë me Jonin atëherë kemi qenë shumë miq. Në ato vite nuk kam qenë shfaqur në ekran”, tregoi Rudina e ftuar në emisionin “Rudina”.

Gjatë emisionit Joni u shfaq në një video mesazh dhe i kujtoi Blerinës borxhin duke thënë se ajo ende nuk i ka blerë këpucët e shkesit.

“Të dua fort, jo tani por që nga kohët e hershme. Unë jam thjesht kumbar i martesës suaj sepse dashurinë tuaj nuk iu kam dhënë unë. Keni ndërtuar familje të mrekullueshme me dy fëmijë të mrekullueshëm. Kisha një kërkesë për ty, kanë kaluar vite, je bërë me fëmijë por ende nuk ka ke sjellë dhuratën e lajmsit, janë këpucët. Po i pres ende edhe pse kanë kaluar kaq shumë vite që ju të mi sillni. Të paktën të lash atë borxhin që më keni për njohjen e dashurisë që po vazhdon. Gjithsesi gjërat materiale nuk kanë shumë vlerë në këtë botë dhe e rëndësishme është që ne duhemi shumë me njëri-tjetrin. Por jam ende duke pritur borxhin që të ma sjellësh”, tha Joni Peçi.

PUBLICITET