16.5 C
Tirana

Jo vetëm gazetare po edhe “specialiste në UKT”/ Bieta Sulo dhe Mira Kazhani me rroga të majme nga Bashkia

VENDI

Duket se drejtimi politik ka bërë që moderatorja, Bieta Sulo dhe gazetarja Mira Kazhani, të përfitojnë pagesë edhe duke mos punuar në këtë periudhë pandemie.

Duket se kjo e mirë u vjen nga mbështetja e hapur që kanë për Edi Ramën dhe Erion Veliajn.

Sot janë publikuar në mediat online, fakte që tregojnë se gazetarja Mira Kazhani paguhet me taksat e qytetarëve të Tiranës dhe jo pak por plot 830 mijë të vjetra në muaj nga Ujellësjellës Kanalizime të Tiranës, një ndërmarrje që mbahet me taksat e qytetarëve të kryeqytetit.

Madje rezulton se Ermira Kazhani përpos profesionit të gazetares është edhe këshilltare ekonomike e drejtorit të UKT-së Tiranë. Faktet dëshmojnë se më shumë se këtë detyrë, Kazhani bën atë të mbrojtjes së zjarrtë që i bën Ramës dhe sidomos Erion Veliajt.

Por Kazhani nuk është e vetmja gazetare që përfiton si pasojë e militantizmit partiak, i tillë është rasti edhe me moderatoren, Bieta Sulo. Sulo paguhet nga UKT-ja me një rrogë prej 550 mijë lekësh të vjetra në muaj dhe është e punësuar si specialiste në këtë ndërmarrje.

- Advertisement -

TE FUNDIT