16.5 C
Tirana

“Jetoni në mjedise që ajrosen”/ Gjithçka do të kalojë

VENDI

Mjeku Tritan Kalo e ka nisur ditën këtë të martë me një mesazh dedikuar qytetarëve shqiptarë, që po kalojnë ditë të vështira për shkak të koronavirusit. Përmes një postimi në “Facebook” ai u bëri thirrje që të qëndrojnë në shtëpi të izoluar dhe të ajrosin sa më shpesh ambientet.

Sipas mjekut, në këto kohë duhet që në mendje të kemi vetëm mendime pozitive dhe të ushqehemi shëndetshëm. Tritan Kalo bëri apel edhe që të besohet tek bluzat e bardha.

QËNDRONI në SHTËPI….BETEJA ndaj Covid-19 bëhet në disa fusha e drejtime… INFORMIMI dhe VETNDËRGJEGJËSIMI mbeten dy nga fushat kryesore te fitores në këtë luftë….KUJDESUNI maksimalisht për t’u vetëizoluar, për të respektuar masat e DISTANCIMIT SOCIAL, për të respektuar HIGJENËN vetjake dhe atë kolektive, për të jetuar në MJEDISE që ajrosen herë pas here, për t’u USHQYER në mënyrën më të shëndetëshme të mundshme, për të MENDUAR pozitivisht që gjithçka do të kalojë, sikundër kanë kaluar edhe shumë e shumë epidemi të tjera, për të mos e ulur për asnjë çast RESPEKTIN e DASHURINË për njëri-tjetrin, për t’u INFORMUAR nga burime të besueshme profesionale e zyrtare, dhe jo të bëheni pre e informimeve bajate e keqadashëse, për të patur BESIMIN e duhur në AFTËSITË dhe

PROFESIONALIZMIN e personelit mjeksor në përgjithsi, dhe atë të Sëmundjeve Infektive në veçanti, e mbi të gjitha, për të ruajtur në çdo çast e rrethanë MIRËNJOHJEN për MANTELBARDHËT….BASHKË DO TIA DALIM MBANË.

- Advertisement -

TE FUNDIT