‘Jemi organizuar si guerrilsa’, Kryemadhi tregon si do vijë opozita në pushtet

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi foli per pyetjen se si e ka menduar opozita të vijë në pushtet, ndërsa numri një i LSI-së, tha se po bëhet një organizim për protesta ‘guerrilse”.

PUBLICITET

 

“Nuk është çështja për të ardhur në pushtet, por që qytetarët të jenë të barabarte dhe të zgjedhin ata se kush do të jetë më i miri. AJo që është e rëndësishme, është se Rama mund të bëjë planet e tij si të dojë dhe do të marrë përgjigjen e merituar. Opozita nuk ka çfarë humbet më. Jemi të organizuar në mënyrë “Guerrilsa”, nuk është çështje se sa njerëz kemi me vete,

 

por varfëria dhe pushtimi i saj ndaj familjeve shqiptare nga Edi Rama është i jashtëzakonshëm dhe në gjithë Shqipërinë. E vetmja mënyrë për t’ju përgjigjur është reagimi pa kompromis ndaj kësaj klike. Në këtë moment krize që e gjithë bota ika hallet e veta, ky zotëria gjen rastin dhe dërgon letra në dyert e institucioneve. Provokon një grup njerëzish për të larguar vëmendjen nga varfëria.”, tha Kryemadhi.

PUBLICITET