“Jemi në nivelet më të ulëta”, gazetari zbulon lajmin e mirë çfarë i kanë thënë mjekët e Infektivit të QSUT

Gazetari Erjon Skëndaj nga Spitali Infektiv i QSUT ka raportuar se tashmë jemi në nivelet më të ulëta të sëmundjes, pas dy muajsh që kurba ishte në rritje.

PUBLICITET

Duke cituar mjekët e Infektivit, gazetari tha se rënia e kurbës tregon që jemi drejt shuarjes së situatës me koronavirus.

“Jemi në nivelin më të ulët të sëmundjes në këto dy muaj. Pra, është i ngjashëm me 18 mars, kur kurba filloi të rritej. Tani kurba po bie dhe kjo do të thotë se jemi drejt shuarjes. Këtë mendojnë mjekët, që ditët e fundit kanë pritur shumë pak urgjenca, në raport me daljet nga spitali.

Prej dy muajsh ndodhet gjithë sistemi spitalor i paralizuar, ku realizohen vetëm urgjencat. Kjo po rëndon te të sëmurët e tjerë kronikë ose jo, por që presin prej dy muajsh operacionin dhe sëmundja e tyre mund të ketë avancuar, si dhe gjendja e tyre shëndetësore. Kemi 4 mijë operacione më pak të moskryera këto dy muaj”, tha Skëndaj.

PUBLICITET