22.5 C
Tirana

“Je një b.q, katunar, do ju vijë fundi këtyre ku*vave”/ Kristi Pinderi dhe Zhaku i “përvishen” Mustafa Nanos

VENDI

Aktivisti Kristi Pinderi dhe Inida Gjata, e njohur ndryshe si Zhaku kanë reaguar ashpër ndaj Mustafa Nanos, për deklaratën e këtij të fundit se Teatri Kombëtar ishte një shëmtirë. Inida Gjata e ka quajtur Nanon fshatar dhe e ka sharë atë, pasi analisti u shpreh se godina e Teatri Kombëtar ishte një shëmtirë pa vlerë.

Ndërsa Pinderi ka ripostuar në Facebook reagimin e Zhakut dhe thekson se personazhe si Nano, duhen demaskuar, duke ua thënë hapur se çfarë janë.

“Ja nje forme si duhen demaskuar b.q.! Jo duke i injoruar, por duke i perballur dhe duke ua thene hapur se cfare jane. Ne kete rast nje b.q. klasik, vetem Veliaj e konkurron ne kete aspekt”, shkruan Pinderi, duke shpërndarë edhe statusin e Zhakut.

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Open”, Mustafa Nano tha se teatri nuk përbënte një vlerë dhe sipas tij ishte një shëmtirë në qendër të Tiranës.

Unë jam shprehur pro shembjes. Për mua nuk ka vlera, për mua është një shëmtirë në qendrën e kryeqytetit. Për mua godita e teatrit e prishte lidhjen me ministritë. Ka arkitektë që kanë shikuar vlera arkitekturore. Unë me arkitektë nuk hy në debat, sepse nuk jam i fushës”, tha ai.

 

Vijojnë protestat për shembjen e Teatrit Kombëtar. Qindra qyetetarë protestuan pasditen e djeshme për 2 orë e gjysmë para Ministrisë së Brendshme për shembjen e Teatrit Kombëtar. Gjatë protestës u lënduan dy persona. Basha, Kryemadhi e Berisha ishin të pranishëm në protestë, por të ndarë dhe nuk mbajtën asnjë fjalin. Tubimi i radhës do të jetë të mërkurën në orën 17:30.

 

- Advertisement -

TE FUNDIT