7.5 C
Tirana

“Janë manipuluar viktìmat”, Berisha: Dhjetëra e kanë marrë COVID në vārr

VENDI

Shifrat e viktìmave nga koronavirusi në Shqipëri janë manipuluar sipas ish-kryeministrit Sali Berisha. Në një intervistë televizive ai akúzoi kryeministrin Rama se ka fshehur numrin real të viktìmave duke i raportuar për arsye të tjera megjithëse ata ishin të prekur nga COVID-19.

 

Ish-kryeministri Berisha tha se shifrat janë manipuluar jo vetëm me ata që kanë ndërruar jetën nëpër spitale dhe janë raportuar ndryshe por ka patur sipas tij edhe raste të tjera të faktuara të cilat sipas tij “që e kanë marrë COVID në varr pa bërë asnjë analizë”.

 

“Ky njeri nuk vendosi qoftë një qytetar të vetëm në karantinë për 3 muaj me radhë, nuk importoi maskat dhe testet kaq të nevojshme për përballimin e pandemisë. Tani së fundmi para 2 ditësh deklaronte në tv dhe thoshte për cfarë duhen testimet në rrugë. Këtë po e bëjnë SHBA, Gjermania dhe ata që duan ta kenë situatën në dorë. Përvecse kufizoi maksimalisht testimit, kufizoi artificialisht numrin e të infektuarve në Shqipëri, ai filloi të manipulonte numrin e të vdekūrve. 5 të sëmurë vdìqën në Shkodër, i shpallën për gjëra të tjera, po ashtu në Tiranë, po jap këto që kanë vdekūr në spital, pasi janë dhjetëra raste të tjera të faktuara që e kanë marrë COVID në vàrr pa bërë asnjë analizë”, tha Berisha.

 

Ai shtoi se kushdo që shkon në QSUT dhe bën teste për COVID nuk e merr asnjëherë përgjigjen. Vetëm Rama jep përgjigje, kë do Rama e nxjerr pozitiv, kë do e nxjerr negative.

 

“Shkon në QSUT për këto analizat përgjigjen s’ta jep njeri, do e marrësh nga Rama përgjigjen. Ai vendos kur të dojë nëse je apo jo pozitiv. Këto janë marrëzira dhe absurditete që përdhōsin cdo gjë, dalin jashtë imagjinatës njerëzore”, shtoi Berisha. /Opinion

- Advertisement -

TE FUNDIT