8.5 C
Tirana

“Jam gati për gjithçka vetëm t’i dëgjoj batutat e tij për 5 minuta”, Ronela Hajati zbulon tatuazhin e fundit me këto fjalë për prindërit

VENDI

Këngëtarja e njohur e ‘showbiz-it’ shqiptar, Ronela Hajati ka zgjedhur së fundmi të bëjë tatuazh emrat e prindërve të saj. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ajo ka treguar se sa shumë kanë investuar prindërit tek formimi i saj.

“Busho, mamo. Asnjë në këtë jetë nuk i zgjedh prindërit, ndaj sot dua t’i them faleminderit zotit që më fali dy prindër të mrekullueshëm, autoritarë, të mençur, e me një dashuri e devotshmëri të pakrahasuar ndaj meje. Jashtë çdo gjëje që shesim, japim, të vetmit që më njohin dhe jetoj çdo ditë duke shpresuar që gjithë investimi juaj të shpërblehet sado pak. Mësova shumë e dola goxha fëmijë i mirë me thënë të drejtën (modestia në agravim), por nuk kishte ku të shkonte me aq shumë sa jeni lodhur duke më mësuar. T’i duam prindërit sa i kemi, sepse sot që babai im nuk është në jetë, jam gati për gjithçka vetëm t’i dëgjoj batutat e tij për 5 minuta. Ju kam në shpirt”, shkruan Ronela krah postimit të fundit në rrjetet sociale, ndërsa ka zbuluar dhe tatuazhet tek krahu i saj.

Hajati ka treguar shpeshherë për raportine veçantë që ka pasur me babain e saj, i cili ka qenë gjithmonë shumë suportiv ndaj dëshirave të Ronelës, duke e shoqëruar në koncerte apo festivale të ndryshme, siç ka treguar vetë ajo.

- Advertisement -

TE FUNDIT