22.5 C
Tirana

”Jam e shkatërruar, s’po më ndihmon askush”, apeli i gruas nga Vora: Shtëpia më doli e shtetit, s’kam ku fus fëmijët!

VENDI

E tillë është edhe historia e gruas së familjes Beu në zonën e Vorës, e cila ka apeluar për ndihmë, pasi tërmeti i fuqishëm i dy muajve më parë ia shka tërroi banesën, ndërsa ekspertët pas akt-inspektimit, e shpallën të pabanueshme.

Rezarta Beu tregon se prej më shumë se dy muajsh qendron në çadër me dy fëmijët e saj e saj të mitur, vajzën 9-vjeçe dhe djalin vetëm 5-vjeç.

Por drama më e madhe e familjes Beu është fakti që nuk figuron në asnjë skemë rindërtimi, që të mund të rikonstruktohet banesa e saj.

Ajo tregon për “Fax News” se shkak për këtë gjë është bërë mungesa e certifikatës së pronësisë së objektit.

Banorja tregon se shtëpia është blerë fillimisht nga kunati i saj në vitin 1994, por dikur ka qenë pronë shtetërore, gjë e cila ka bërë që godina të përjashtohet nga procesi i legalizimit.

Ajo i bën apel shtetit që ta ndihmojë, pasi të ardhurat e familjes janë të pakta, ndërsa i vetmi burim financiar për ta është bashkëshorti, i cili punon me kohë të pjesshme si emigrant jashtë vendit.

Mes lotësh, nëna e dy fëmijëve shprehet:

U tme rruan fëmijët dhe vetë nga tërmeti, unë kam shkuar të nesërmen denoncimin që më është dëmtuar shtëpia, më thanë që shko prit aty. Pas një jave shtëpinë e shpallën të pabanueshme, u kam kërkuar çadër dhe jo bonus qeraje, se nuk kisha se ku shkoja. Tani më thonë që nuk më hyn në punë certifikata, kjo ka qenë godinë shtetërore, dhe një pjesë ishte privatizuar.Kjo banesë është blerë në vitin 1994 nga kunati im, unë bëj 11 vite që i kam gjetur këtu.

Unë nuk kam shti gjë vetë, unë nuk kam certifikatë pronësie, dhe nuk më kanë dhënë asgjë. Më kanë thënë që nuk fitoj asgjë, deri në 28 Shkurt më kanë thënë që të gjej letrat, ose të legalizimit, ose certifikatën, sdo fitosh asgjë më thonë. Ka qenë shumë e vështirë se krejt ujti futet brenda, frika më e madhe është kur fryn erë, nuk mund të hahemi me natyrën, u detyrova dhe iu thirra ju si televizion që të shihnit hallin tim, vetëm për këtë letër që më mungon smë japin asgjë. Kur bie shi rri aty në shtëpi, rrezikoj fëmijët, por çfarë të bëj, ku të shkoj tjetër, nëpër lagjje shkohet një natë, nuk mund të shkosh përherë. Bashkëshorti ska ça bën shkon dhe vjen me tremuaj punë jashtë vendit, unë skam ku shkoj, smund ti lëj në rrugë. Më mirë haj bukë dhe vaj, sesa të abuzojnë të tjerët me fëmijët e mi, kam bërë apel gjithandej, në ministri kudo, po më thonë zonjë nuk mund ta shkel ligjin për ty, vetë nuk mundem ku të shkoj.

Jam e shka tërruar nga ana psikologjike, ku skam shkuar që të gjej letrat, po smë kanë dhënë asgjë. Nuk ka më afat për mua për ndihmesë. Nuk kam aplikuar dot fare, se nuk kam letrën, po nuk pate legalizimin sfutesh dot më thanë. Unë I bëj thirrje qeverisë që të vërë dorën në zemër për mua, të më fusin kokën Brenda mu dhe fëmijëve, nuk po du tokë, vajzën e kam 9 vjeçe, djalin 5.

Nuk kam zgjidhje, i bëj thirrje me më ndihmu, nuk kam ku të shkoj, ku të futem,. Ku të shkoj me qera, qeraja është shumë e shtrenjtë, unë për vete I kam humbur shpresat se nuk di më ku të shkoj. Më janë prerë krahët krejt, nuk humb kush punën me më ndihmu mu, vetëm Zoti dhe vetëm zoti Rama mund të më ndihmojnë mua, nuk mundem më.

- Advertisement -

TE FUNDIT