13.5 C
Tirana

Ja Videoja më e bukur e realizuar për Krishtlindje këtë vit…

VENDI

Reklama e Krishtlindjes për këtë vit nga John Lewis është bërë shumë e njohur këtë vit.

Videoja bazohet në miqësinë e një vajze të vogël me një dragua të ri të quajtur Edgar, i cili prish festimet pasi lëshon zjarr herë pas here

Shkrin aksidentalisht sheshin e patinazhit, prish një plak dëbore në një pellg dhe i vë zjarrin pemës së Krishtlindjes në fshat.

Ai largohet i dëshpëruar, por shoqja e tij Ava i qëndron afër dhe shkon tek ai me kekun e krishtlindjes.

Bashkë me Avën shkojnë në drekën e Krishtlindjes, ku të gjithë frikësohen se mos ai do të prishë gjithçka, por ai në fund pjek kekun dhe i lumturon të gjithë.

John Lewis & Partners dhe Waitrose & Partners bashkuan forcat duke sjellë reklamën e shumëpritur, me xhirimet në Budapest.

“Jam i kënaqur që dy markat tona janë bashkuar për fushatën e Krishtlindjeve të këtij viti. Filloi nga një shkëndijë. Është një histori gazmore dhe e ngrohtë që do t’i prekë të gjithë këtë krishtlindje”, u shpreh Leëis.

Reklamat e mëparshme të John Lewis për Krishtlindje kanë përfshirë buxhete prej rreth 1,2 milionë euro.

- Advertisement -

TE FUNDIT