16.5 C
Tirana

Ja si të shpëtoni shpejt prej dhimbjes së kokës!

VENDI

Vit i ri, fillim i ri”, por nëse dita e parë e 2020-s ju ka gjetur me të vjella dhe dhimbje si pasojë e gjithë alkoolit të mbrëmshëm bëni mirë ta merrni situatën shpejt e shpejt në kontroll. Nuk keni pse vraponi në farmaci, por drejt e në kuzhinë pasi zgjidhja gjendet aty.

Kastraveca turshi:
Shumë pije i “përthithin” trupit të gjitha vitaminat, kripërat dhe mineralet. Kastravecat turshi janë të pasur me substanca ushqyese si: vitamina A, hekur, vitaminq K, kalium, kalcium dhe magnez. Prandaj edhe pse mund t’ju duket e çuditshme hani disa kastrave turshi dhe do të kaloni pjesën më të keqe të dehjes.

Peshk ton:
Është e çuditshme, por ushqimet e pasura me minerale si konservat me peshk ton jane shume të mira për të zëvendësuar substancat ushqyese të humbura që shkaktojnë simptomat e dehjes,kjo nëse stomaku juaj mund ta pranojë.

Banane:
Sa më shume alkool të pini, aq më shumë dehidratoheni. Sa më të dehidratuar të jeni, aq më shumë kalium humbni. Mungesa e kaliumit ju bën të ndiheni i lodhur, përtypni një banane dhe do të ndiheni më mirë.

Bukë integrale:
Nuk e dimë për ju, po buka integrale është në majë të listës tonë si një nga ushqimet të cilën duhet të konsumoni pas dehjes. Buka integrale është një burim i mirë i vitaminës B dhe i acideve yndyrore që i duhen mëlçisë për detoksikimin e trupit.

Fasule:

Fasulet janë një burim shumë i mirë i fibrave dhe acidit folik. Ato përmbajnë gjithashtu shumë proteina që i duhen trupit për të marrë veten pas dehjes. Këshillohet t’i gatuani me pak kripë dhe t’i konsumoni plotësisht të ziera.

- Advertisement -

TE FUNDIT