9.5 C
Tirana

Ja pse meshkujt i braktisin femrat që duan.

VENDI

Keni krijuar një lidhje me një mashkull i cili u admiron. Çdo gjë është e përsosur. Për një moment si një rrufe në qiell të hapur, ai ju thotë se nuk është i lumtur. Ekzistojnë tri arsye pse partneri braktis partneren e mirë.
Emocione të tepërta
Meshkujt nuk kanë aftësi emocionale dhe nuk dinë si të sillen kur gjenden në situata të tilla, prandaj fillojnë të largohen kur ndjenjat tuaja bëhen më intensive. Nëse jeni me një mashkull të tillë, duhet patjetër të dini që ai nuk ka orientime emocionale të cilat do ta “qetësonin” dhe do ta lidhnin me ju, madje edhe kur ndjenjat bëhen më të fuqishme dhe më intensive. Nëse mësoni të komunikoni mbi temat e ndjeshme, dhe të mos e mbysni partnerin tuaj me emocione, marrëdhënia do të përmirësohet.
Mendon që po përpiqeni ta ndryshoni
Meshkujt e interpretojnë çdo gjë gabimisht dhe ndiejnë që po i akuzoni dhe po i fajësoni. Nëse mashkulli ndien që po kritikoni të metat dhe mangësitë e tij, kurrë nuk do të jetë i gatshëm të dëgjojë se çfarë keni për t’i thënë. Do të mbyllet edhe më shumë në vetvete. Mos krijoni situata të tilla sikur kërkoni që ai të bëhet më i mirë, por bëjani me dije që ai vetë të bindet dhe të fillojë të përmirësohet.
Frikësohet se do të humbë lirinë
Lejoni që marrëdhënia emocionale të jetë pozitive në atë mënyrë që partneri të jetë i vetëdijshëm për atë që fiton me ju dhe pranë jush, në vend që të mendojë se do “t’ju fitojë juve”, por do të humbë lirinë.
Çfarë të bëni?
Mësohuni të komunikoni me partnerin në atë mënyrë që t’i tregoni se sa është i lumtur, se i është plotësuar dëshira dhe sa ju dashuron. Lavdërohuni dhe vlerësohuni reciprokisht, në vend që të kritikoni njëri-tjetrin. Do të befasoheni se me sa dashuri dhe falënderime do t’ju shpërblejë.

- Advertisement -

TE FUNDIT