14.5 C
Tirana

Ja nën kujdesin e kujt janë kalaja dhe banesat historike në Shkodër.

VENDI

Kalaja Rozafa është nën një restaurim të vazhdueshëm nga drejtoria rajonale e monumenteve të kulturës dhe nën një kujdes të vazhdueshëm nga ky institucion bën të ditur drejtorja Majlinda Laçej. Sipas drejtores Laçej përveç disa institucioneve që vizitohen nga turistët e huaj një vëmendje dhe financime po i kushtohet edhe disa banesave të rëndësishme në Shkodër që janë të shpallura monument kulture dhe që kanë nevojë për ndërhyrje.

Pavarësisht këtyre fondeve të drejtorisë rajonale të kulturës kombëtare për institucione të ndryshme apo banesa të shpallura monument kulture sërish shumë objekte të tjera me vlera kulturore dhe historike por edhe të mbrojtura nga DRKK kërkojnë investime në mënyrë që të mos dëmtohen më shumë.

- Advertisement -

TE FUNDIT