Ja destinacionet turistike më të mira të vitit

Portugalia është fituesja e turizmit për vitin 2019. Sipas revistës “Forbes”, Portugalia fiton çmimin e udhëtimeve për vit, duke u përzgjedhur si destinacioni më i mirë turistik në Europë. Njohur si çmimi “Oscar” i turizmit, për të tretin vit radhazi, Forbes ka përzgjedhur Portugalinë bazuar në disa kritere.
Qiejt blu, ujërat e kristaltë, klima sub-tropikale dhe peizazhi i thyer i Madeiras, pozicionuar në veri të Oqeanit Atlantik, është vit pas vit destinacion edhe më i preferuar prej 1.5 milionë vizitorësh çdo vit. Gjeoparku Arouca është një nga destinacionet e preferuara aventureske, me pyje e lumenj, në një natyrë të paprekur në sipërfaqe prej mijëra kilometrash, mbrojtur nga UNESCO.
Portugalia kryeson në 39 kategori, përfshirë këtu numrin e hoteleve luksoze që ofron, biznesin, dizajnin, ushqimin, infrastrukturën dhe jetën e natës. Pas Portugalisë, në 5 e destinacioneve të këtij viti, renditet Shën Pjetërburgu në Rusi, Madridi në Spanjë, Batumi i Gjeorgjisë si një miksim i shkëlqimit bashkëkohor me epokën e bukur si dhe Londra, e cila po ofron për turistët gjithnjë e më shumë.
Krijuar në vitin 1993, çmimi i udhëtimeve nëpër botë vlerëson qytetet apo shtetet lider sipas numrit të turistëve, linjave ajrore, hoteleve, resorteve, agjencive dhe mikpritjen përqark botës.