12.5 C
Tirana

Ja çfarë u thotë Rama durrsakëve për ish kryebashkiaken.

VENDI

Kryeministri Edi Rama ka bërë komentin e parë lidhur me dorëheqjen e kryetares së bashkisë së Durrësit Valbona Sako, gjatë një vizite në zonën e Kënetës. Pasi një grua i tha sdo ta shohë më me sy Valbona Sakon, për fjalët që tha se ishte e kënaqur me 50 vik tima, Rama u përgjigj mos ia vini re. Është stres ore tani kryetarja e bashkisë një grua në stres. Ky është goxha zotëri e më shtrëngon dorën, kam frikë thotë.

Më pas, ndërsa një inxhinier po i shpjegonte situatën e pallateve, Rama tha shyqyr që ishte me kaq pjesa e jetës, se me këto problematika do ishte bërë hataja fare. Shyqyr shyqyr shyqyr o Zot. Kryebashkiakja e Durrësit Valbona Sako tërhoqi kritika rreth vetes gjatë një interviste deklaroi

Për hir të së vërtetës duhet ta themi që ky ishte një tërmet i nivelit shkatërrimtar, por që jemi të kënaqur me 50 vik tima, sepse në rastet e tjera kanë qenë mbi 1000 vik tima. Këto fjalë nuk u pritën mirë nga qytetarët, të cilët i kërkuan dorëheqjen. Këtë mëngjes Sako u dorëzua dhe dha lajmin e dorëheqjes.

- Advertisement -

TE FUNDIT