18.5 C
Tirana

Ja çfarë tha Rama për arrestimin e Redjan Rrajës.

VENDI

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka përshëndetur aksionin e sotëm të Policisë së Shtetit, e cila ka vënë në pranga Redjan Rrajën, kushëririn e deputetit të PS, Rrahman Rraja, lidhur me atentatin e ndodhur ditën e premten kur mbetën të plagosur, prokurori i Durrësit, Ardjan Ndoja, Landi Muharremi, i njohur si i forti i Sukthit, si dhe Andi Maloku. Postimi i Ramës.

Përshëndes me respekt punën e shkëlqyer të Policisë së Shtetit për zbardhjen e ngjarjes kriminale, ku u implikua edhe prokurori i Durrësit Brenda muajit Ligji Special kundër personave të dënuar, akuzuar a hetuar brenda dhe jashtë vendit për krim të organizuar apo krime të rënda dhe masat speciale kundër KÇK. Do ti nxjerrim ujë të zi foleve të krimit të organizuar dhe do të reagojmë frontalisht ndaj gjykatësve e prokurorëve të inkriminuar, që duan të kapin çtë kapin, deri ditën kur kanë radhën e spastrimit nga Vetingu

- Advertisement -

TE FUNDIT