Ja çfarë bën një shqiptar vetëm që poicia italiane mos i heqë patentën.

Te berit gjasme po pësonte infarkt në zemër nuk e ka shpëtuar një shqiptar rezident në Colle Val Elsa nga heqja e patentës pasi ishte ndaluar nga policia rrugore e Sienës.

Shqiptari 46 vjeçar i cili kishte edhe një bashkatdhetar në makinë u vu re nga patrulla e policisë teksa po ecte me shpejtësi të madhe çka bëri që policët të viheshin në ndjekje të tij e ta ndalonin.

Shqiptari u përpoq tia hidhte me një gjest teatral në momentin kur policët i kërkuan dokumentat duke thënë se kishte therje në gjoks sikur po pësonte infarkt. Policë thirrën menjëherë mjekun e urgjencës i cili pasi e vizitoi përjashtoi që personi të kishte nevojë për ndihmë mjekësore.