18.5 C
Tirana

Ja 4 vlera ushqyese të patates së ëmbël

VENDI

Nëse jeni duke kërkuar për një karbohidrat të shëndetshëm për ta shtuar në dietën tuaj, mos kërkoni më larg se patatja e ëmbël. Jo vetëm që janë të ëmbla dhe të shijshme, por janë gjithashtu të pasura me vitamina dhe minerale kryesore për shëndetin e njeriut si kalium, magnez, kalcium, hekur, fibra, vitaminë A, vitaminë C, dhe më shumë. Falë këtyre lëndëve ushqyese, përfitimet e patates së ëmbël përfshijnë aftësinë për të stabilizuar nivelin e sheqerit në gjak, rritur aktivitetin e trurit, ndihmojnë në humbjen e peshës dhe forcimin e sistemit imunitar.

1- Stabilizojnë sheqerin në gjak

Kërkimet dhe hulumtimet e ekspertëve kanë treguar që konsumi i patates së ëmbël mund të ndihmojë në përmirësimin e ndjeshmërisë ndaj insulinës dhe uljen e niveleve të larta të sheqerit në gjak.

2- Të pasura me antioksidantë

Antioksidantët veprojnë si mbrojtës për trupin nga dëmtimet e radikaleve të lira. Beta-karoten, një antioksidant i fuqishëm mbron shikimin e jo vetëm. Studimet kanë treguar që patatet e ëmbla të purpurta në veçanti përmbajnë sasinë më të lartë të antioksidantëve.

3- Rrit funksionin e trurit

Falë antioksidantëve që ato përmbajnë, përfitimet e patates së ëmbël përfshijnë aftësinë për të përmirësuar funksionet e trurit. Një studim i bërë me kafshët në vitin 2010 zbuloi se ekstrakti i patates së ëmbël të purpurt parandalonte degradimin e qelizave të trurit. Hulumtimet kanë treguar se ky ushqim parandalon dëmtimin oksidativ në tru, përmirëson kujtesën dhe performancën njohëse.

4- Rrit imunitetin

Patatja e ëmbël plotëson 438% të kërkesës ditore për vitaminës A. Kjo e fundit luan një rol të rëndësishëm në sistemin imunitar.

- Advertisement -

TE FUNDIT