22.5 C
Tirana

Italianët do “hetojnë” dëmet nga tërmeti në Durrës

VENDI

Një ekip i posaçëm italian prej 6 ekspertesh ka mbërritur në vendin tonë për t’u ardhur në ndihmë prokurorëve që po hetojnë dosjet për banesat e dëmtuara nga termeti.


Grupi italian përbëhet prej dy prokurorësh, një inxhinier, një arkitekt dhe dy oficerë të policisë gjyqësore.


Ata zhvilluan sot një takim në prokurorinë e Durrësit ku u njohën me ecurinë e hetimeve mbi tërmetin, ndërsa pritet që nesër të takohen dhe me prokurorët e Krujës.


Grupi italian pritet që t’i jape një tjetër dimension ecurisë së hetimeve, pasi ka një eksperiencë të perfituar qe nga termeti qe goditi rajonin e Akuilas ne Itali vite me pare.

Nje dite me pare, ekspertet italiane u pritën edhe nga prokurori i përgjithshëm, Olsian Çela.

- Advertisement -

TE FUNDIT