13.5 C
Tirana

Italia zgjedh Irma Libohovën për të kënduar në Ditën e Pavarësisë

VENDI

Italia feston sot më 25 Prill, Ditën e Pavarësisë, një ditë e shënuar e cila e gjeti vendin të mbërthyer nga pandemia e Koronavirusit. Në këtë ditë Italia ka zgjedhur 7 artistë të vendeve të ndryshme, mes tyre edhe këngëtaren tonë të dashur, Irma Libohovën.

Të shtatë artistët kënguan “Bella Ciao”, nga shtëpitë e tyre. Irma u shfaq nga studio e saj, e veshur me këmishë të kuqe ku vihet re detaji i shqiponjës kuqezi.

Në këtë projekt kënduan Tomasso nga Italia, Guillem Rome nga Spanja, Samah Mustafa nga Palestina, Dewis Caldes nga Brazili, Georgios Strimpakos nga Greqia, Laye Ba nga Senegali dhe Irma Libohova nga Shqipëria.

- Advertisement -

TE FUNDIT