16.5 C
Tirana

“Ishte fyese çdo kërkesë”, Aurela Gaçe i kthehet publikisht gazetarëve: Mbushësa programesh, kemi halle më të mëdha

VENDI

Këngëtarja Aurela Gaçe ka ardhur në një videomesazh, si asnjehërë tjetër. Kësaj radhe drejtuar gazetarëve, të cilët ishin treguar pa takt, dhe e kishin fyer, duke mos u interesuar aspak për gjendjen e saj emocionale. Sipas Gaçes, së pari ajo priste një pyetje, se si është në këto ditë të trishta, ku kaloi plot dy javë larg fëmijëve, por asnjë nga gazetarët e programeve nuk u kujdes për këtë detaj.

“Dy ditët e para,mora kërkesa nga miq gazetarë e …i falenderoj që më kuptuan por, pastaj ishte fyese çdo kërkesë !
Me elementarja, pyesim një herë si je, pastaj kerkojmë mbushësa programesh! Kuptohej nga kërkesa se as nuk me ndjekin e as kishin dijeni për asgjë nga ato që shkruaja ketu.
thjeshte, na trego si po ja kalon . Nejse. Se kemi halle me të mëdha se keto .”- shkruan Aurela Gaçe.

Ndër të tjera ajo ka treguar se larg familjarëve dhe në vetëizolim prej 14 ditësh nuk ka qenë aspak e lehtë për të. Tashmë e ribashkuar me dy vajzat e saj, ajo është shprehur se ndjehet mjaft mirë dhe i është rikthyer rutinës së zakonshme. E prekur nga gjendja e koronavirusit në vend, këngëtarja ka marrë dhe nje veprim domethënës, duke bërë bamirësi për njerëzit në nevojë. Si rrallëherë, ka vendosur që ta bëjë publike këtë detaj në një videomesazh të gjatë, ku i kërkon të gjithë njerëzve që kanë mundësi të hedhin sytë nga të varfrit. Në ankth për shkak të gjendjes në vend Gaçe është shprehur se shqiptarët nuk do e kalojnë aspak lehtë këtë situatë, sidomos nga ana ekonomike: ”Nuk do të jetë e lehtë, ashtu ma thotë truri im. Që edhe nga ana ekonomike nuk do ta kemi të lehtë. Të gjithë presin rrogat…puntorët.”

- Advertisement -

TE FUNDIT