16.5 C
Tirana

Ish shërbëtori i princeshë Dianës publikon letrën që ajo i ka dërguar dikur.

VENDI

Ish shërbëtori i Princeshë Dianes Paul Burrell ka publikuar në faqen e tij një letër që ia kishte dërguar dikur Princeshë Diana.

Në pjesën e bërë publike princesha e ndjerë shprehte dëshirën për dy djemtë e saj Williamin dhe Harryn.

I dua shumë djemtë e mi dhe shpresoj që farat që kam mbjellë të rriten dhe të sjellin forcën dijen dhe qëndrueshmërinë që duhet thuhej në letërn e shkruar me shkrim dore nga princesha.

Bashkë me letrën Burrell publikoi edhe një foto të Dianes me djemtë e saj. Letra u bë publike në një moment ndryshimi për familjen mbretërore dhe Burrell nuk mund të mos komentonte situatën aktuale.

Ndërkohë që Jarry Meghan dhe Archie nisen për një jetë të re unë po kujtoj disa fjalë prekëse që Princeshë Diana mi shkroi shumë vite më parë.

Janë fjalët e një nëne me dashuri të pakushtëzuar që kanë sot po aq vlerë sa kishin më shumë se 24 vite më parë kur ajo i shkroi shprehet ai.

- Advertisement -

TE FUNDIT