16.5 C
Tirana

Ish-ministri i Ramës bën paralajmërimin e frikshëm/ Çfarë pritet të ndodhë

VENDI

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani deklaron se kryeministri Edi Rama po bën akuza dhe arrëstime politike të kundërshtarëve, gjë e cila sipas tij nuk i dëmton aspak ata.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shkruan se “Me arrestimet e akuzat politike që Edi Rama po ju bën

kundërshtarëve politikë, nuk po dëmton kundërshtarët. Aspak! Përkundrazi po ju rrit frikshmërisht vlerën…”.

Sipas Manjanit, kjo që po bën Rama është se po vendos precedentin e rrezikshëm të hakmarrjes reciproke politike.

“Çështja është se po vendos precedentin më të keq të mundshëm. Hakmarrjen politike reciproke.

Nesër do tja bëjn Atij këto gjera… Dhe është absolutisht shtetasi më i ekspozuar ndaj çdo hetimi e gjykimi.

Shumë shpejt po vjen dita që s’do ketë kë të shesë më për të shpëtuar veten…

Personalisht nuk kam qenë e as jam me hetime e gjykime politike të asnjë lloji. Por shumicat janë gjithmonë të forta.

Ndaj mjer ai që lë precedentin e keq!”-përfundon postimin e tij Ylli Manjani./ CNA.al

- Advertisement -

TE FUNDIT