13.5 C
Tirana

Ish-deputetja e PD-së aplikon për “pagë lufte”: Ma refuzuan, nuk i funksionojnë trutë

VENDI

Shqipëria prej gati 1 muaj është në një situatë emergjente për shkak të përhapjes së koronavirusit. Që prej shpërthimit të pandemisë në vendin tonë shumë biznese u mbyllën, çka ka krijuar edhe mungesë të ardhurash për shumë familje.

Lidhur me këtë qeveria Rama ka propaganduar një paketë ekonomike duke akorduar një “pagë lufte”, por ajo ka patur pakënaqësi nga shumë biznese të tjera, që i lejohet të qëndrojnë hapur në këtë periudhë, por vuajnë mungesën e klientëve.

Arbjola Halimi, ish-deputetja e PD-së njofton se i është refuzuar kjo pagë lufte, edhe pse ka një biznes.

Pas tërheqjes nga politika, Halimi punon si piskologe në klinikën e saj private, dhe thotë se i është refuzuar “paga e luftës” nga Rama.

Ky refuzim mendohet se ka ardhur, pasi klinika e saj ka qenë hapur në këtë periudhë. Ajo shprehet se askush nuk shkon në klinikën e saj, në këto kohë, pavarësisht se aktiviteti është i hapur.

Halimi shkruan:

Ja dhe “pagesa e luftes” për biznesin tim. Refuzuar: Aktiviteti lejohet të funksionojë. Mbase nuk të funksionojnë trutë. Po kush vjen në klinike në karantinë. Keshtu do ti falimentojë të gjitha bizneset. Fatkeqesi të madhe ky vend.

- Advertisement -

TE FUNDIT