8.5 C
Tirana

Ish bashkëshortja e Shkëlzen Berishës flet për arsyet e divorcit.

VENDI

Historia e tyre tashmë ka përfunduar. Shkëlzen Berisha bashkëjeton me Armina Mevlanin ndërsa ish bashkëshortja e tij Sadija nënë e katër fëmijëve dy nga të cilët me Shkëlzenin vazhdon të jetojë në Suedi. Shkëlzeni e njohu Sadijen kur ishte vetëm 24 vjeç ndërkohë që në çift kishte një diferencë prej 11 vitesh. Atëherë Sadija ishte 35 vjeçe nënë e dy fëmijëve nga martesa e saj e parë.

Vetëm pak muaj më vonë kjo lidhje solli një martesë të shpejtë dhe të kundërshtuar nga familja e Shkëlzenit për shkak të kohës së shkurtër që u mor vendimi dhe diferencës në moshë. Gjatë atij viti të shpejtë erdhi në jetë vajza e parë dhe më pas djali një vit më vonë. Në 2007 Shkëlzeni u rikthye në Shqipëri nga ku siç konfirmoi në intervistë mediatike edhe Sadija filloi përçarja e çiftit.

Gjashtë vite më vonë pasi kjo krizë kishte filluar Shkëlzeni njohu edhe dashurinë e tij Arminën me të cilën është në një lidhje intensive prej disa vitesh dhe së afërmo pritet kurorëzimi i lidhjes në martesë. Nga njëra anë Armina dhe nga ana tjetër dy fëmijët e tij një djalë dhe një vajzë.

Në intervistën e rrallë që Sadija kishte dhënë shtroi një sërë arsyesh përse martesa e tyre përfundoi në divorc. Arsyet pse një martese i vjen fundi mund të jenë shumë dhe nga më të ndryshmet. Për ti kuptuar mendoj se është e nevojshme të kthehesh pas në kohë dhe të kërkosh arsyet përse u martove me dikë. Unë njoh arsyet e mia përse u dashurova me Shkëlzenin por nuk mund të përgjigjem për arsyet e tij.

Për pjesën që më takon unë kam qenë e sinqertë në këtë martesë që nga dita e parë deri në ditën e fundit. Që në fillim mundësitë kanë qenë kundër nesh. Kjo fillon që nga diferenca në moshë te mospranimi i familjes faktin që ishim rritur në vende të ndryshme në mënyra të ndryshme dhe me mendësi të ndryshme. Para njohjes me të unë isha e suksesshme në bizneset e mia dhe e pavarur.

Për mendimin tim dhe unë mund të flas vetëm për mendimin tim fillimi i fundit erdhi me kthimin e tij në Shqipëri. A më vjen keq për këtë po. Sot më vjen keq për fëmijët që nuk po rriten në një familje të bashkuar që nuk e kanë babanë e tyre në jetën e përditshme. Ata rriten shumë shpejt. Më përpara më ka ardhur keq siç do ti vinte keq çdo gruaje të dashuruar me bashkëshortin e saj siç do ti vinte keq çdo nëne për traumën që një divorc u shkakton fëmijëve ka treguar ajo.

- Advertisement -

TE FUNDIT