11.5 C
Tirana

Ilir Meta tregon çfarë bisedoi me Sorosin.

VENDI

Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka zbardhur takimin e ndodhur këtë mbrëmje në Presidencë mes Metës dhe djalit të George Soros.

Përmes një mesazhi Blushi zbulon se Meta ka ngritur disa shqetësime mes të cilave edhe përpjekjet e qeverisë për kapjen e institucioneve të drejtësisë e sidomos të Gjykatës Kushtetuese.

Presidenti i Republikës Ilir Meta priti në një takim me kërkesë të tyre Zëvendëspresidentin e Fondacionit Shoqëria e Hapur Aleksandër Soros dhe Drejtorin Ekzekutiv të zyrës së Fondacionit në Shqipëri Andi Dobrushi.

Presidenti Meta i njohu me shqetësimet e tij të bëra edhe publike për përpjekjet e qeverisë për kapjen e institucioneve të drejtësisë e sidomos të Gjykatës Kushtetuese për përkeqësimin e lirisë së medias.

Si dhe për domosdoshmërinë e gjallërimit të shoqërisë civile në mbrojtje të vlerave demokratike dhe të drejtave të njeriut, shkruan Blushi.

- Advertisement -

TE FUNDIT