9.5 C
Tirana

Ilir Meta si Skënderbeu: Po vjen BESËLIDHJA E RE me Pranverën Kuqezi

VENDI

Në ditën e Manifestimit të thirrur në Bulevard, Presidenti Ilir Meta ka hequr paralelizma mes momentit që po kalon sot vendi dhe figurës së Gjergj Kastriotit Skënderbeu I cili në 2 mars 1444 thirri Besëlidhjen e Lezhës.

Meta e konsideron Skënderbeun si figurën më frymëzuese për mbijetese të kombit tonë, një mesazh, që sic thotë kreu I shtetit, është shumë actual edhe në ditët e sotme për kombin shqiptar që sipas Metës, rrezikon ekzistencën.

Heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, siç me të drejtë ka thënë Fan Noli, do të mbetet shqiptari më i gjallë ndër të gjallët, figura më shpëtimtare dhe më frymëzuese për mbijetesë e kombit tonë, që testament na ka lënë domosdoshmërinë e bashkimit në momentet më të rrezikshme të ekzistencës së kombit tonë.

PIkërisht në ditën e Besëlidhjes së Lezhës, Meta thotë se është moment për tu ngritur dhe bashkuar të gjithë për një Besëlidhje të re përballa atij që e quan sekt mafioz që synon të marrë peng të ardhmen e cdo shqiptari.

Sot në përkujtim të ngjarjes historike të Besëlidhjes së Lezhës, unifikimit kombëtar përballë rrezikut të asimilimit e shkombëtarizimit, mesazhi që na sjell nga historia, uroj të na ndihmojë ne të gjithëve për reflektuar, për t’u ngritur dhe bashkuar sa nuk është vonë, në një Besëlidhje të re, po aq të fortë e gjithëpërfshirëse, përballë një rreziku të ri pushtimi nga një sekt mafioz, pa fe, pa familje, pa atdhe, që ka marrë peng të ardhmen e çdo shqiptari!

Zëri i popullit është zëri i Zotit! Erdhi koha të dëgjohet sa më fort!
Mirësevjen BESËLIDHJA E RE me Pranverën Kuqezi!

Për herë të parë në 3 dekada një President thërret një proteste kundër qeverisë dhe asaj që e quan si kauzë mbrojtja e Kushtetutës. Thirrjes së tij I janë përgjigjur edhe partite e opozitës dhe në mënyrë të vecante Lulzim Basha.

- Advertisement -

TE FUNDIT