7.5 C
Tirana

Ilir Meta komenton draft-raportin e “Venecias”: Askush të mos dalë mbi Kushtetutën

VENDI

Presidenti i Republikës, Ilir Meta komentoi nga Shkodra draft-raportin e Komisionit të Venecias për ligjin për betimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Në një deklaratë për mediat, Meta tha se ky raport duhet të shërbejë që askush të mos dalë mbi Kushtetutën. Ai nuk komentoi më gjatë duke theksuar se raporti është konfidencial.

Nuk mendoj se është çështje e Venecias sepse Kushtetutën e Shqipërisë Venecia e ka shkruar. Është çështje e drejtësisë e hetimit që të bëjë veprime me mënyrat e duhura që aksush të mos dalë mbi Kushtetutën dhe ligjin. Nuk e komentoj se ky dokument ka pasur një konfidencialitet.

Një pjesë e draft-raportit u zbardh të premten. Ekspertët e Venecias i jepnin të drejtë Metës për këtë çështje, duke nënvizuar se ka respektuar Kushtetutën dhe se sjellja e KED ishte e dyshimtë. Reagim pati edhe nga socialisti Taulant Balla, i cili tha se për këtë raport nuk duhet të flitet sepse Komisioni i Venecias ka kërkuar të ruhet konfidencialiteti derisa të publikohet i plotë dhe përfundimtar.

- Advertisement -

TE FUNDIT