12.5 C
Tirana

Ilir Meta i kthen tjetër ligj mazhorancës: Mos u ktheni në shkelës serialë të Kushtetutës!

VENDI

Presidenti Ilir Meta ktheu për rishqyrtim në Kuvend ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë. Ligji i miratuar në 12 shkurt në Parlament për Metën shkel Kushtetutën dhe prandaj mazhoranca duhet të reflektojë.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit të praktikës parlamentare (relacionit shoqërues të projektligjit, Raportit të Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut), edhe ky ligj synon ndryshimin e rregullimeve ligjore për kryerjen e ceremonisë publike të betimit, si dhe ndryshimin e procedurës së pezullimit të magjistratit, përmes Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, për shkaqe që lidhen me verifikimin e pasurisë së tij. Këto dispozita, të miratuara në mungesë të një konsultimi gjithëpërfshirës, shkelin:

1) Parimin e sigurisë juridike;
2) Parimin e pavarësisë dhe paanësisë së gjyqësorit
3) Parimin e hierarkisë së normave kushtetuese dhe rezervën kushtetuese;
4) Jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese.”

Në dekretin e tij, Meta ka parashtruar disa arsye të gjata pse ky ligj duhet të hidhet poshtë. Kreu i shtetit u bëri thirrje qeveritarëve që të mos kthehen në shkelës serialë të Kushtetutës.

Gjithashtu, në tërësi ky ligj, karakterizohet nga një teknikë e dobët legjislative, që i bën dispozitat konfuze dhe të paqarta. Ky element, ndërthurur me antikushtetutshmërinë e parashikimeve, cenon akoma më rëndë parimin e sigurisë juridike. Në cilësinë e Presidentit të Republikës, ju ftoj të reflektoni, për të mos u kthyer në shkelës serialë të Kushtetutës së shenjtë të vendit tonë!

- Advertisement -

TE FUNDIT