12.5 C
Tirana

Igli Tare: Titulli? Ja objektivi që ka Lacio

VENDI

Lazio mund të konsiderohet pa frikë si surpriza më e bukur e këtij sezoni në kampionatin italian, ku si askush tjetër ka regjistruar 9 fitore radhazi në javët e fundit.

E jo vetëm që ka konsoliduar pozitat në zonën që dërgon në Champions League, por gjithashtu përmendet edhe si një nga kandidatet për titullin kampion.

Natyrisht një nga arkitektët e kësaj skuadre befasuese është edhe drejtori sportiv, shqiptari Igli Tare, i cili ka bërë të qartë se cili është objektivi i bardhekaltërve, pavarësisht ecurisë së

jashtëzakonshme të tyre. “Duhet të jetë e qartë se objektivi ynë është një vend në zonën Champions. Megjithatë, nëse në javët e fundit do të gjendemi duke luftuar për diçka më të madhe, atëherë nuk do të tërhiqemi mbrapa”, deklaroi ish sulmuesi shqiptar.

Sidoqoftë, në intervistën e dhënë për mediat italiane, ish-sulmuesi ka dashur të theksojë se për momentin, te Lacio nuk ka përse të përmendet fjala “titull” përderisa mund t’i shpërqendrojë. “Titullin kampion nuk duhet ta mendojmë që tani. Duhet të qëndrojmë të bashkuar dhe të përqendruar, me të njëjtën uri për fitore, duke qenë të ndërgjegjshëm që jemi një skuadër e fortë.

Fitoret me Juventusin e tregojnë këtë dhe kanë shtuar besimin në forcat tona”, shpjegoi Tare, i cili nënvizoi faktin që Lacio ka bërë vetëm gjysmën e rrugës, duke fituar disa beteja, por ende jo luftën.

- Advertisement -

TE FUNDIT