6.5 C
Tirana

I VUNË FLAKËN KZAZ-SË NË SHKODËR, ARRESTOHEN TRE PUNONJËS TË BASHKISË DHE DY MILITANT TË PD-SË

VENDI

Tre punonjës të bashkisë dhe dy militante PD-së janë arrestuar gjatë natës në kryeqendrën e veriut të vendit pas incidenteve në shkollën ‘Shejnaze Juka’, ku është vendosur KZAZ-ja nr.3, që u sulmua nga militantët e opozitës, të cilët i vendosën flakën godinës duke përdorur benzinë.

 

Të arrestuarit janë Gentian Bytyqi dhe Alfred Nikolli, dy policë të bashkisë, specialisti i bujqësisë Adi Garuci, ndërsa eshte arrestuar edhe qytetari Aleks Ndoj dhe tani po dergojne ne paraburgim edhe Orlando Thepi.

 

Katër personat janë arrestuar mbrëmë gjatë natës pas evidentimit të pamjeve nga ekspertët e policisë. Gjatë ditës së sotme mund të ketë të tjera arrestime nga policia e Shkodrës pas incidenteve të ndodhura në KZAZ-në e Shkodrës.

 

Militantët e PD sulmuan KZAZ nr.3 në Shkodër mbrëmë duke thyer xhamat e saj dhe më pas i kanë vënë flakën me benzinë.

 

Edhe kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu nxori në terren zëvendësin e tij, dhe Policinë Bashkiake për të kërkuar lirimin e ambienteve në varësi të bashkisë, që po shërbejnë si KZAZ. Opozita pas anulimit të zgjedhjeve nga Presidenti Meta ka bllokuar KZAZ-të në bashkitë që drejtohen nga përfaqësuesit e saj duke penguar procesin, ndërsa shumica shprehet e vendosur për zhvillimin e zgjedhjeve lokale.

- Advertisement -

TE FUNDIT