9.5 C
Tirana

I nxehti afrikan po vjen, ky është parashikimi i motit për këtë javë

VENDI

Temperatura të larta pritet të ketë në Kosovë prej mesit të javës së ardhshme, shkruan Pritshtina Weather.

Java fillon me mot shumë të ngrohtë, diell dhe vranësira. Nga e enjta një valë e të nxehtit afrikan do të shtrihet mbi rajon, priten temperatura edhe mbi 30C.

Nga dita e mërkurë fusha të presionit më të rritur do të shtrihen mbi rajon, të cilat sjellin mot stabil, me diell e herë herë edhe me vransira, por pa të reshura. Sipas parashikimeve të fundit, prej ditës së enjte një valë e të nxehtit afrikan pritet të depërtojë mbi vendin tonë, që do të kushtëzojë mot të nxehtë, me temperatura maksimale edhe mbi 30C.

Ky është parashkimi për pesë ditët e para të javës:

Depërtimi i disa cikloneve përgjatë Mesdheut perëndimor, në fillim të javës dhe në pjesën e dytë të javës, do të sjellë nga shkretëtirat e Afrikës veriore koncentrime më të larta të pluhurit Saharian mbi rajon, e pritet që edhe vlerat e çastit të cilësisë së ajrit të rriten në vlera të pashëndetshme.

11.05 – Shumë ngrohtë dhe kryesisht me diell. Gjatë ditës vranësirat do të shtohen. Mundësi për ndonjë rigë lokale shiu.

12.05 – Ngrohtë, kryesisht me diell, herë herë edhe me erë. Ditën me pak vranësira lokale.

13.05-14.05 – Ditën e mërkurë kryesisht me diell dhe shumë ngrohtë. Pasdite vranësira kalimtare. Të enjten nxehtë, paradite me diell, e gjatë ditës pjesërisht vranët.

15.05 – Nxehtë, kryesisht me vranësira dhe intervale me diell..

- Advertisement -

TE FUNDIT