22.5 C
Tirana

“I moshuari ishte pa shenja të virusit”, u soll në gjendje të rëndë nga Shkodra, ministria sqaron rastin e të moshuarit

VENDI

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar për të sqaruar shkakun e humbjes së jetës së pacientit nga Shkodra në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”. Sipas autoriteteve shëndetësore, ai nuk është vik timë e COVID-19.

“Lidhur me lajmin e publikuar në media për vde kjen e një pacienti 82-vjeçar me COVID-19, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se:

Pacienti që ka ndërruar jetë në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi” 82-vjeç nga Shkodra, ka humbur jetën si pasojë e tromboembolisë pulmonare, trombozë e venës porta, trombozë e venës renale dhe absesi subdiafragmal. I moshuari është sjellë në gjendje të rëndë nga spitali i Shkodrës dy ditë më parë dhe ishte pa shenja të COVID19.

Referuar spitalit “Shefqet Ndroqi”, pacienti nuk ka ndërruar jetë si pasojë e COVID19, pasi ishte asimptomatik për këtë sëmundje, por si pasojë tromboembolisë pulmonare.

Ministria e Shëndetësisë informon se do të mbajë të informuar publikun për çdo zhvillim, ndaj lutemi t’i referoheni njoftimeve zyrtare”.

- Advertisement -

TE FUNDIT