9.5 C
Tirana

I humbi jetë vëllai në aksident, deputetja: A nuk kishte marrë mjaftueshëm Zoti te unë?!

VENDI

Vëllai i deputetes socialiste, Blerina Gjylameti, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së shtunës në një aksident tragjik të ndodhur në tunelin e e Krrabës.

Këtë të diele deputeteja përmes një statusi në facebook, ka ndarë me ndjekësit e saj dhimbjen që po përjeton nga humba e parakohshme e të vëllait.

“Me thërmove zemrën në 1000 pjesë o Tonçe. Thonë që Zoti zgjedh më të mirët, por a nuk kishte marrë mjaftueshëm tek unë”.

37-vjeçari Elton Maçolli ndërsa drejtonte makinën Seat me targa AA 209 AR u përplas me një kamion me drejtues shtetasin D Sh., 33 vjeç, si pasojë e përplasjes makina në të cilën ndodhej vëllai i deputetes me impiant gazi ka marrë flakë.

Maçolli punonte në bazën ajrore të Farkës dhe kishte gradën reshter. Kjo është tragjedia e dytë në familjen e deputetes, e cila gati një vit më parë humbi edhe motrën pas një sëmundje të rëndë.

- Advertisement -

TE FUNDIT