10.5 C
Tirana

“I hidhja rrobat nga ballkoni”, Albano Bogdo rrëfen ‘çmenduritë’, si e nxorri të dashurën në 2 të natës nga shtëpia

VENDI

Aktori Albano Bogdo ka treguar detaje nga jeta e tij personale që në shumë raste është bërë edhe publike. I ftuar në stion e “Glamour zone”, Bogdo ka treguar edhe konfliktet që ka pasur me të dashurën e tij.

 

Në një fraksion të publikuar nga promoja e emisionit në Instagram, aktori dëgjohet të thotë se i ka hedhur edhe rrobat nga ballkoni. “I kam hedhur rrobat nga ballkoni, e nxorra nga shtëpia në dy të natës…”- dëgjohet të thotë ai. “Nxirret femra nga shtëpia në dy të natës…?“- e pyet moderatorja.

 

“Po ja..nxirret,”- thotë ai më tej.

 

Para pak muajsh, aktori i humorit Albano Bogdo bëri me dije se po përjeton një histori dashurie, teksa publikoi një foto krah një vajze me mbishkrimin: “Dashuria e jetës sime”-ka shkruar ai krahas fotografisë.

 

Një vit më parë, Albano rrëfeu luftën e tij me ankthin dhe depresionin, që e çuan në konsumimin e pijeve alkoolike dhe më pas në ndarjen nga e fejuara. Nuk dimë të themi nëse vajza që ka përjetuar çmenduritë e aktorit është ish-e fejuara apo e dashura që ka aktualisht.

- Advertisement -

TE FUNDIT