10.5 C
Tirana

I heqin pensionin e invalidit, babai i gjashtë fëmijëve nuk i ushqen dot

VENDI

Shumë familje në vendin tonë janë duke jetuar midis skamjes dhe mjerimit.

E tillë është edhe historia e familjes Hima në fshatin Gurëz të Kurbinit.

Djali i madh i kësaj familje, Alfredi prej disa vite ka pësuar një traumë dhe ka humbur njërën dorë.

Ai ka gjashtë fëmijë. Shpesh herë fëmijët e tij dhe familjarët e tjerë flenë pa ngrënë, pasi nuk kanë asnjë mundësi.

38-vjeçari e ka të pamundur të sigurojë të ardhura për familjen, pasi ai edhe pensionin e invaliditeti nuk e siguron më.

Mësohet e Drejtoria e Sigurimeve Shoqërore nuk ja mundëson një pension sikur më parë.

E për këtë gjë arsyet mbeten ende të panjohura për të. Për disa vite me radhë ai kishte mundur t’i ushqente fëmijët e tij me të ardhurat që siguronte nga invaliditeti, por tashmë nuk e merr më pensionin.

Fëmijëve të tij u mungon kafshata e gojës dhe kjo është një situatë mjaft e rëndë.

Ata as nuk mund të marrin më me listë nëpër dyqane sepse kanë kudo borxhe.

Familja Hima lutet që institucionet përgjegjëse t’u vijnë në ndihmë dhe t’u japin pensionin që u takon.

Burimi: JOQ

- Advertisement -

TE FUNDIT