I dashuri i premtoi martesë, Dario Doka tregon si e kapi duke e tradhtuar

Grimieri Dario Doka ka qenë i ftuar në’Ftesë në 5′, ku tregoi se në të kaluarën ka pasur disa lidhje me meshkuj, teksa zbuloi se njëri prej tyre, me origjinë kosovare, e ka bërë të iluzionojë duke i premtuar se do të martoheshin bashkë. Megjithatë grimieri thotë se lidhja nuk zgjati shumë, pasi ai mësoi se parteri e tradhtonte dhe e gënjente.

PUBLICITET

 

“Një ditë kur isha në Zvicër te mami, më dha passwordin e Instagramit për të fshirë disa gjëra. Shikoj që ai i kishte fshirë të gjitha mesazhet.

 

Padashur më shkon dora tek njerëzit që bëjnë tag dhe më del ky me një djalë tjetër, dukeshin që ishin shumë pranë. Aty kuptova dhe pashë mesazhet nga ku rezultoi se ato ishin të lidhur. Prita që të rikthehesha në Shqipëri, i bëj thirrje të vinte tek unë. Pa i thënë gjë fare që unë kisha marrë vesh çdo gjë. E pyeta dhe më tha që jo, e kam shok. Unë i thashë që i kam parë të gjitha”, tregon Dario.

PUBLICITET