8.5 C
Tirana

I ati humbi jetën duke luftuar me zjarrin, veprimi i vogëlushes i bën të gjithë të harrojnë pikëllimin.

VENDI

Teksa lotët rridhnin në sytë e të gjithëve në kishë një vajzë e vogël e guximshme i ktheu buzëqeshjen me veprimin e saj. Charlotte Odwyer është shumë e re për të kuptuar se nuk do ta shohë më kurrë babain e saj Andrew.

Ai nuk do të jetë pranë saj në ditën e parë apo të fundit të shkollës as të ecë me të drejt altarit në ditën e martesës. Vogëlushja do të rritet pa babain për të cilin të gjithë njerëzit do i thonë se ishte hero.

36 vjeçari zjarrfikës dhe kolegu i tij u vranë më 19 dhjetor kur automjeti në të cilin ndodheshin u rrotullua dhe u përplas me një pemë. Ata kishin shkuar për të luftuar zjarret në Buxton në jug të Sidneit.

Ndërsa të tjerët po dëgjonin për përpjekjet heroike të zotit Dwyer në atë natë fatale Charlotta e vogël mori helmetën e babait dhe pranoi një medalje të shërbimit RFS të cilën e kishte marrë pas vdekjes.

Pak minuta më vonë ajo u ul në tokë poshtë arkivolit të babait duke ngrënë një pako patatina e duke sjellë buzëqeshje në fytyrat e të tjerëve. Pafajësia e saj ktheu buzëqeshjen tek të tjerët që harruan për disa caste pikëllimin.

- Advertisement -

TE FUNDIT