11.5 C
Tirana

Hygor: Më surprizuat, e dua Shkodrën.

VENDI

Futbollisti i shumëpritur tek Vllaznia Hygor Gumaraes është rikthyer nga Brazili në Shkodër duke nisur seancat stërvitore me kuqeblutë. Sapo ka mbërritur Hygor në një intervistë për Star Plus tregon momente e vështira pas ndarjes nga jeta të nënës së tij si dhe çfarë pret nga Vllaznia dhe synimet për të ardhmen.

Hygor tregon se i ka munguar Shkodra dhe se është surprizuar nga numri i madhi tifozëve lojtarëve stafit dhe gjithë të tjerëve që i janë gjendur pranë përmes mesazheve të fundit teksa ishte pranë nënës së tij në Brazil e cila nuk mundi të shpëtojë

Po faleminderit. Më ka munguar Shkodra më ka munguar Shqipëria. Po po lajm i keq për mua për familjen time ndarja nga jeta e nënës por jeta vazhdon dhe hap pas hapi duhet që të bëhem mirë.

Disa ditë nuk kemi qenë aspak mirë është e vështirë për mua dhe familjen por siç e thashë jeta vazhdon dhe duhet që të bëhem i fortë. Tani mund të them se jam i lumtur për faktin që rikthehem për të luajtur sërish dhe kjo mbetet më e rëndësishmja tani.

Shumë tifozë lojtarë trajnerët menaxherë skuadra dhe të gjithë më kanë mbështetur në këto momente të vështira. Unë kam marrë shumë mesazhe dhe kjo është gjë shumë e mirë nga ana juaj sepse unë nuk kam shumë kohë në Shkodër.

Sa i përket Vllaznisë Hygor pret që kuqeblutë të luajnë njëjtë me ekipet e mëdha dhe të marrin fitore në çdo ndeshje. Brazilianit i pëlqen Shkodra dhe thotë se mund të qëndrojë për shumë vite por nuk mohon se qëllimi i tij është nënshkrimi me ndonjë ekip të madh në Europë.

- Advertisement -

TE FUNDIT